VIDEO/ Momente tmerri në Turqi, ndërtesat e reja shumëkatëshe shemben njëra pas tjetrës si domino

12:37, 07/02/2023
A+ Aa A-

Të tjera momente tmerri janë bërë publike nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e të hënës.

Nga pamjet e publikuara në media shihen se si ndërtesa shumëkatëshe, të ndërtuara gjatë viteve të fundit, shemben si domino njëra pas tjetrës.

Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar sa më shumë jetë nga 20 mijë personat që mendohet se ndodhen nën rrënoja.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri, por OBSH parashikon se numri i viktimave mund të rritet në mbi 20 mijë.

Ndërkohë toka e Anadollit ka lëvizur me 3 metra, thonë ekspertët.

Në operacionet e kërkim shpëtimit, 2600 ekspertë nga 65 shtete të botës iu janë bashkuar forcave turke.

Ndihma të shumta janë duke u dërguar nga shumë vende qoftë në bazë materiale por edhe në para.

Më shumë se 300 mijë batanije dhe 41 mijë tenda u janë shpërndarë qytetarëve të cilët kanë mbetur të pastrehë.

Lëkundjet e tokës vijojnë në tokën turke dhe siriane herë pas here. Operacionet dhe ndihmat janë më të vështira për t’u dërguar në provincat siriane.

Presidenti Erdogan ka shpallur 7 ditë zie në Turqi, ndërkohë që Biden ka ofruar ndihmë të pakushtëzuar për Ankaranë në këto momente.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco