Akuza për rrjet kriminal brenda pallatit Maximus opozita greke mocion mosbesimi Mitsotakis

Akuza për rrjet kriminal brenda pallatit Maximus opozita greke mocion mosbesimi Mitsotakis

16:30, 25/01/2023
A+ Aa A-

Opozita në shtetin grek ka paraqitur një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë dhe kryeministrit Mitsotakis. Mocioni i mosbesimit është kërkuar nga lideri i opozitës Alexis Tsipras.

Mitsotakis, në përfundim të prezantimit të programit të zhvillimit të Kretës në bashkinë e Heraklion, u shpreh se është informuar për mocionin e mosbesimit të paraqitur në Kuvend nga Alexis Tsipras, duke thënë se “mocioni është i mirëpritur”. Madje, ai theksoi se është një “mundësi e mirë për të krahasuar ngjarjet e katër viteve”, ndërsa theksoi se “nuk po kërkoj konflikt, po kërkoj krahasim”.

Alexis Tsipras gjatë fjalës së tij foli për një “rrjet kriminal” në Pallatin Maximos me në krye kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Ndër të tjera, gjatë deponimit, ai zbuloi përmbajtjen e dosjes që ka marrë nga presidenti i ADAE-së, Christos Rammos.

Siç tha Tsipras, dosja që i është dhënë nga autoriteti i pavarur konfirmon se gjithsej 10 persona ishin në monitorim, mes tyre ministri aktual i Punës dhe ish-ministri i Energjisë, Kostis Hatzidakis, presidenti i PASOK-ut, Nikos Androulakis. eurodeputeti, Giorgos Kyrtsos, gazetarët, Tasos Telloglou dhe Thanasis Koukakispor edhe kreun e GEETHA Z. Konstantinos Floros, kreun e GES z.Lalousis, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Z. Diakopoulos, kreun e dikurshëm dhe aktual të Drejtorisë së Përgjithshme të Armatimeve etj. 

Pas akuzave për rrjet kriminal, Tsipras është shprehur se “pas gjithçkaje që është zbuluar, me prova tani, sepse duam që Greqia të jetë një shtet ligjor europian, kjo qeveri nuk mund të qëndrojë në pozicionin e saj për asnjë moment”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco