Turqia zgjedhje më 14 maj, Erdogan paralajmëron fitoren më të madhe elektorale

Turqia zgjedhje më 14 maj, Erdogan paralajmëron fitoren më të madhe elektorale

19:41, 18/01/2023
A+ Aa A-

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi të mërkurën se Turqia do të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare më 14 maj, që pritet të jenë më të rëndësishmet në një shekull histori të republikës turke.

Sondazhet tregojnë se si parlamentaret edhe presidencialet do të jenë të forta dhe do të përbëjnë testin e madh për Erdogan në dy dekada pushtet në vendin që konsiderohet një fuqi rajonale dhe që është një anëtar i rëndësishëm i NATO-s.

Me një aleancë opozitare që premton se do të zhbëjë politikat joortodokse ekonomike të presidentit, votimi do të vendosë gjithashtu se si do të qeveriset Turqia dhe çfarë roli do mund të luajë ajo për të lehtësuar konfliktet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Duke iu drejtuar ligjvënësve të partisë së tij pro-islamike, AK, Erdogan deklaroi se turqit do ta refuzojnë opozitën përmes votës së tyre, në të njëjtën datë kur u mbajtën zgjedhjet në 1950-n.

“Kombi ynë do t’i thotë ‘mjaft’ mbështetësve të grushtit të shtetit, kësaj aleance ambicioze por të papërgjegjshme në të njëjtën ditë si 73 vjet më parë”, deklaroi Erdogan, duke iu referuar aleancës 6-palëshe që kërkon rrëzimin e tij.

Në zgjedhjet e mbajtura më 14 maj të 1950-s, Partia Demokratike fitoi me epërsi ndaj Partisë Popullore Republikane, që kishte qeverisur Turqinë për 27 vjet, që nga themelimi i republikës dhe që aktualisht është partia më e madhe e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco