Rama me Vuçiçin në Davos/ Serbët tërbohen sërish me flamurin ‘Autochthonous’

Rama me Vuçiçin në Davos/ Serbët tërbohen sërish me flamurin ‘Autochthonous’

18:53, 17/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe miku i tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërritën në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Por ndërsa të dy mbërritën në resortin luksoz, ku kanë mbërritur qindra personazhe të rëndësishme, një ‘surprizë’ ishte rezervuar për presidentin serb.

Pranë hotelit ku qëndronte ai, ishin vendosur flamujt e Kosovës dhe flamuri ‘Autochthonous’.

Kujtojmë se ky flamur pati tërbuar serbët edhe gjatë ndeshjes në Beograd me Shqipërinë.

Vendosja e këtyre flamujve është cilësuar një provokim nga mediat serbe.

Madje flamujt në Davos janë krye-argumenti i medieve serbe, të cilat thonë se ky është një skandal.

Ndërkohë, as Vuçiç dhe as Rama nuk kanë reaguar akoma.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco