Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

U qëllua me armë, mjekja zbulon gjendjen e policit të plagosur në veri të Kosovës

U qëllua me armë, mjekja zbulon gjendjen e policit të plagosur në veri të Kosovës

10:34, 09/12/2022
A+ Aa A-

Të enjten mbrëma një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur gjatë një sulmi ta armatosur në veriun e Kosovës.

Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Polici menjëherë me ekipet emergjente është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

E të premtën, drejtoresha e këtij spitali i dha detaje Nacionales për gjendjen e Policit.

Sipas saj gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai është goditur me një plumb në krahor. Plumbin e ka ende në trup. Si rrjedhojë polici duhet tranferuar për në QKUK për intervenim shëndetësor.

“Mbrëmë ka ardhë polici i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik. E ka plumbin në kraharor- në shpatull. Pritet me u transferu në Prishtinë për intervenim. Përndryshe gjendja e tij është e mirë- stabile”, i tha Nacionales drejtoresha e Spitalit.

Policia e Kosovës njoftoi mbrëmë se, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco