Marrin 8 mijë euro nga kasaforta e drejtorit/ Hajdutët bastisin gjimnazin në Greqi

Marrin 8 mijë euro nga kasaforta e drejtorit/ Hajdutët bastisin gjimnazin në Greqi

10:49, 07/12/2022
A+ Aa A-

Një grup hajdutët kanë vjedhur plot tetë mijë euro nga një gjimnaz në Larisa të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes, ndërsa mediet lokale raportojnë se hajduteje kanë hyrë nga dera e pasme e shkollës dhe se janë drejtuar direkt te zyra e drejtorit të gjimnazit.

Mesa duket ata kanë pasur informacione për vendndodhjen ekzakte të kasafortës, e cila ndodhej në zyrën e drejtorit.

Në kasafortë kishte rreth tetë mijë euro, para të cilat nxënësit e shkollës i kishin mbledhur për ekskursionet e fundvitit dhe për ekskursionin final të maturantëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco