Vizita e Mitsotakis/ Mediat greke acarohen: Rama na quajti mashtrues

Vizita e Mitsotakis/ Mediat greke acarohen: Rama na quajti mashtrues

11:09, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mbërriti në Tiranë për samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Por mediat greke kanë mbetur të zemëruara nga deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në prag të samitit. Sipas Kathimerini, Edi Rama e ka akuzuar Greqinë mashtruese. Rama deklaroi se Greqia ka mashtruar për të hyrë në BE.

“Procesi i integrimit është një proces individual i bazuar te meritat. Ne duhet të plotësojmë të gjithë kriteret që na i kanë lënë si detyrë shtëpie. Nuk është një provim ku mund të mashtrosh. Madje edhe nëse profesorët janë gati të mbyllin një sy,” tha Rama për EurActiv.

I pyetur se cilat janë këto vende fqinje që kanë mashtruar në të shkuarën, Rama tha: Greqia.

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, u shpreh në Tiranë se çështja e detit me Shqipërinë “është një çështje në diskutim e sipër mes dy vendeve, me shumë ndërlikime ligjore”.

“Mendoj se kemi bërë hapa përpara muajt e fundit dhe mendoj se ka një dakordësi mes meje dhe kryeministrit se duam ta zgjidhim këtë çështje bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti që do të na lejonte që ta çonim këtë çështje në gjykatën ndërkombëtare”, deklaroi Mitsotakis.

“Jam optimist se edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj që të shkojmë sa më shpejt në këtë pikë”, shtoi kryeministri grek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco