Kretë: Detaje horror mbi vdekjen e 35-vjeçarit, sharra elektrike i rrëshqiti nga duart dhe i preu fytin

Kretë: Detaje horror mbi vdekjen e 35-vjeçarit, sharra elektrike i rrëshqiti nga duart dhe i preu fytin

21:22, 04/10/2022
A+ Aa A-

Janë shokuese detajet që kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e së martës me viktimën e një 35-vjeçari dhe baba të dy fëmijëve në fshatin Vouta të komunës Kantanou - Selinou.

Sipas informacioneve më të reja, ngjarja duket se ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët janë tronditur dhe kanë njoftuar autoritetet.

Siç raportohet, 35-vjeçari fatkeq kishte shkuar në vendngjarje për të kryer punë bujqësore. Në tentativën e tij për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua anash dhe sharra elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi një plagë të thellë në qafë, e cila shkaktoi shkëputjen e pjesshme të kokës nga trupi.

Është tronditës detaji që dëshmitarët dëgjuan një britmë dhe më pas nuk u dëgjua më asgjë. 

Zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje për të nxjerrë trupin nga vendi ku kish rënë, ndërsa autoritetet tashmë flasin për një aksident të qartë me vdekjen e menjëhershme të 35-vjeçarit.

Bashkëshorti 35-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve ishte prej disa kohësh në zonë dhe puna e tij kryesore ishte bujqësia.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco