Gazeta kroate: Nëse s’e dini, Serbia e njohu ‘de facto’ Kosovën, Vuçiqi do ta detyrojë Bërnabiçin ta nënshkruajë marrëveshjen.

Gazeta kroate: Nëse s’e dini, Serbia e njohu ‘de facto’ Kosovën, Vuçiqi do ta detyrojë Bërnabiçin ta nënshkruajë marrëveshjen.

16:38, 06/09/2022
A+ Aa A-

Gazeta kroate, ‘Slobodna Dalmacija’ thotë se Serbia de facto e ka njohur Kosovën së fundmi. Vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabiç, gazeta dalmate e quan “pelegrinazh poshtërues”, duke shkruar se ajo u detyrua ta mbulonte stemën e Serbisë në targat e veturës së saj.

“Nëse nuk e dinit, Serbia de facto e njohu Kosovën dhe Vuçiç e dërgo Brnabiçën në një pelegrinazh poshtërues atje, madje ajo duhej ta mbulonte stemën serbe në veturën e saj. Ky është fillimi i fundit të saj…”. Shkruhet ne titullin e gazetës kroate

Pas gati pesë vitesh si kryeministre e Serbisë, Ana Brnabiç më në fund e pa Kosovën dhe serbët që jetonin atje. Debati për kalimin e papenguar të serbëve nëpër Kosovë dhe kosovarëve përmes Serbisë në bazë të dokumenteve zyrtare të dy vendeve nuk ka marrë jetë ende në mënyrë operative, kështu që përfaqësuesja Bërnabiç në kufirin me Kosovën është dashur t’i mbulojë shenjat shtetërore serbe me ngjitëse në veturën zyrtare. Kjo nënvizoi hendekun midis realitetit dhe kushtetutës serbe, sipas së cilës Kosova është pjesë integrale e Serbisë, dhe deklaratës së vetë Brnabiçit për gazetarët kosovarë se ajo ndihet si në shtëpinë e saj atje, shkruan gazeta kroate.

 “Vuçiq shfuqizoi institucionet paralele të Serbisë në veri të Kosovës, detyroi serbët e Kosovës të mbajnë zgjedhje të organizuara nga Prishtina, njohu dokumentet e identitetit të Kosovës dhe shenjat e komunikacionit”, shkruan Slobodna Dalmacija.

Atij i mbeti vetëm akti përfundimtar i kapitullimit dhe heqjes dorë nga “toka e shenjtë serbe”, për të cilën padyshim që nuk i intereson atij, por i intereson shumë që publiku serb disi të mos e vëjë re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco