Politikani i njohur serb hedh ‘bombën’: Rusët po planifikojnë vrasjen e Vuçiçit dhe një luftë në Ballkan

Politikani i njohur serb hedh ‘bombën’: Rusët po planifikojnë vrasjen e Vuçiçit dhe një luftë në Ballkan

22:05, 26/06/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë dhënë së fundmi në televizionin FACE të Sarajevës, presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Čanak, deklaroi se “Rusia synon vrasjen e presidentit të Serbisë,  Aleksandër Vuçiç”, si dhe “nisjen e një konflikti të ri në Ballkan”.

Kjo sipas tij  pasi ai “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”, shkruan “Danas”.

Čanak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim  të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. Sipas tij, “Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiçit për të mos i vendosur sanksione Rusisë”, për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Shpirt i shitur” e “njeri imoral”, e ka cilësuar ai Dodikun. Perëndimi ka kërkuar nga Beogradi që t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Serbia e Vuçiçit nuk e ka bërë këtë, megjithatë i ka dalë në mbrojtje Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin territorial./Danas/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco