Integrimi/ Asnjë sinjal nga Bullgaria për heqjen e vetos ndaj Shkupit

Integrimi/ Asnjë sinjal nga Bullgaria për heqjen e vetos ndaj Shkupit

11:14, 27/05/2022
A+ Aa A-

Bullgaria nuk ka dhënë asnjë sinjal për të ndryshuar qëndrimin ndaj Shkupit për heqjen e vetos për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me qëllim hyrjen në Bashkimin Evropian.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski nuk sheh asnjë ndryshim domethënës në sjelljen e Bullgarisë dhe beson se shanset për zhbllokimin e vetos deri në fund të qershorit janë të pakta.

"Pavarësisht të gjitha zhvillimeve në kontinentin evropian me agresionin rus në Ukrainë dhe të gjitha motiveve gjeopolitike që vënë në pikëpyetje konceptin e një Evrope të bashkuar, pozicioni bullgar është ende i vështirë dhe nuk ka ndryshime të rëndësishme. Unë do t'i vlerësoj shanset tona për të filluar negociatat, më në fund pas 17 viteve në të cilat jemi kandidat, në më pak se 50 %," tha Pendarovski.

Kreu i shtetit i krahason kushtet e Sofjes me ato që i vuri Greqia pak vjet më parë, për dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave.

Por megjithatë Pendarovski i quan kërkesat e Athinës shumë më të buta se ato të palës bullgare.

"Bullgaria po përpiqet të imitojë qëndrimin e Greqisë ndaj Maqedonisë së Veriut në dekadat e fundit, duke vendosur një parakusht për anëtarësimin në union, por kërkesat bullgare janë shumë më të diskutueshme se ato greke me mosmarrëveshje mbi identitetin maqedonas, sepse grekët kurrë nuk e vunë në dyshim origjinën tonë etnike," tha ai.

Parlamenti Evropian i bën thirrje BE-së të nisë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim, duke theksuar se dy vendet i kanë plotësuar të gjitha kushtet.

Pala bullgare thotë se asnjë përparim nuk është bërë në zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve e në këto kushte nuk ka arsye për të hequr veton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco