I ngacmoi të dashurën kameriere në lokalin ku punonin bashkë, i riu vret me thikë klientin 40 vjeçar

I ngacmoi të dashurën kameriere në lokalin ku punonin bashkë, i riu vret me thikë klientin 40 vjeçar

17:45, 14/05/2022
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit, një 28-vjeçar ka vrarë për vdekje me thikë një 40-vjeçar në ishullin grek Chios.

I riu ra në prangat e policisë, ndërsa pak më herët pranoi krimin, duke thënë se vrau 40-vjeçarin për arsye xhelozie sepse ky i fundit i ka ngacmuar të dashurën.

Vrasja ka ndodhur në lokalin bar-kafe ku autori punonte me të dashurën e tij.

Viktima kishte shkuar për të konsumuar alkool në lokalin ku dyshja punonte dhe teksa ishte duke pirë, sipas dëshmitarëve që ndodheshin atje, ka nisur të ngacmojë të dashurën e autorit teksa ajo u ka shërbente pijeve klientëve të lokalit.

Më pas ka nisur një përplasje verbale mes viktimës dhe autorit , për pasojë mes tyre ka ndodhur dhe sherri, ku 28-vjeçari Tedis Micos ka marrë thikën dhe ka plagosur për vdekje 40-vjeçarin, Chrysovalantis Alexandris, baba i dy fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco