Nuk kanë të ndalur infektimet në Greqi/ Mbi 36 mijë raste të reja dhe 78 viktima nga Covid

Nuk kanë të ndalur infektimet në Greqi/ Mbi 36 mijë raste të reja dhe 78 viktima nga Covid

17:06, 03/01/2022
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, Greqia ka shënuar shifra të larta të rasteve me koronavirus, ku janë identifikuar 36, 246 të prekur.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1, 294, 741 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësore 78 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 20, 990 viktima, prej të cilëve 95, 1% kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.

Ndërkohë përhapja e Omicron ka shtuar rrezikun e rritjes së infektimeve, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar më herët se vendi mund të përballet më rreth 80 mijë infektime në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco