I përfshirë në çështje droge, nënkryetari i Gjykatës së Lartë greke jep dorëheqjen

I përfshirë në çështje droge, nënkryetari i Gjykatës së Lartë greke jep dorëheqjen

12:15, 07/12/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i Gjykatës së Lartë Administrative të Greqisë, Panagiotis Efstratiou, ka dhënë dorëheqjen pas përfshirjes së tij në një çështje droge me 3 të rinj.

Efstratiou tregon se ka dhënë dorëheqjen për të ruajtur autoritetin e gjykatës, megjithëse ai nuk i pranon akuzat e ngritura ndaj tij.

Gjyqtari u përfshi në një rast të përdorimit të kokainës nga tre të rinj në pallatin ku jetonte. Një oficer policie ka lajmëruar kolegët se të rinjtë lëviznin në mënyrë të dyshimtë në një zonë të periferisë jugore dhe teksa u kontrolluan të rinjtë, atyre iu është gjetur një sasi kokaine.

Më pas policia kontrolloi shtëpinë ku po qëndronte gjyqtari dhe gjeti mbetje të së njëjtës drogë në një shishe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco