Papa shkon sërish në ishullin grek, 'molla e sherrit' në BE për refugjatët

Papa shkon sërish në ishullin grek, 'molla e sherrit' në BE për refugjatët

10:25, 05/12/2021
A+ Aa A-

Papa Françesku u kthye sërish të dielën në dielën në Lesbos, në ishullin grek që është në qendër të debatit evropian për migracionin.

Vizita vjen pasi Françesku kritikoi ashpër qeveritë evropiane për trajtimin që po u bëjnë emigrantëve gjatë vizitës së tij në rajon.

Në Qipro të premten, Papa denoncoi "kulturën e indiferencës" të treguar ndaj emigrantëve dhe në Athinë të shtunën ai u kërkoi qeverive evropiane të pranojnë emigrantë "në proporcion me mundësitë e secilit vend".

"Evropa vazhdon të ngecë, duke u bërë pre e formave të interesit vetjak nacionalist në vend që të jetë një motor solidariteti. Nganjëherë, ajo duket e lëkundur dhe e pakoordinuar," tha ai.

"Në të kaluarën, konfliktet ideologjike penguan ndërtimin e urave midis Evropës Lindore dhe Perëndimore. Sot çështja e migrimit ka çuar në çarje edhe midis jugut dhe veriut."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco