Aksidenti me 46 të vdekur në Bullgari, kompanisë së autobusëve i merret licenca

Aksidenti me 46 të vdekur në Bullgari, kompanisë së autobusëve i merret licenca

19:22, 24/11/2021
A+ Aa A-

Qeveria e Maqedonisë Veriore njoftoi se Ministria e Transportit ia ka marrë licencën e punës “Besa Transit”. Në njoftim thuhet se Autobusi nuk është evidentuar në evidentimin elektronik për dhënien e licencave.

“Pas dorëzimit të të dhënave zyrtare nga MPB-ja lidhur me autobusin e djegur në pronësi të “Besa Trans”, Ministria e Transportit ka vërtetuar se për të njëjtin nuk është dhënë licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

“Në përputhje me nenin 12 të ligjit për transportin e udhëtarëve, në mungesë të të dhënave që janë vërtetuar nga Ministria e Transportit dhe me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj vepre tjetër nga ana e kompanisë, që do të shkaktonte pasoja negative, kompanisë “Besa Trans BTB” i merret licenca, gjegjësisht i ndalohet kryerja e punëve”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco