35 nxënës në Larisa rrezikojnë të ngelen në klasë për shkak të prindërve ‘anti-Covid’

35 nxënës në Larisa rrezikojnë të ngelen në klasë për shkak të prindërve ‘anti-Covid’

09:09, 22/11/2021
A+ Aa A-

Janë 35 studentë në qytetin Larisa të Greqisë që rrezikojnë të ngelen këtë vit shkollor për shkak të prindërve të tyre që refuzojnë t'i lënë të ndjekin mësimet.

Sipas një investigimi të televizionit SKAI, duket se prindërit e fëmijëve po refuzojnë t'i lënë fëmijët e tyre të marrin pjesë në orët mësimore për shkak të masave të detyrueshme për koronavirusin që janë në fuqi.

Administratat e shkollave kanë kontaktuar prindërit për t'i informuar se fëmijët e tyre rrezikojnë të tejkalojnë numrin e lejuar të mungesave dhe kanë informuar se nëse fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë pas Krishtlindjeve, ata do të ngelen një vit prapa.

Janë rreth 10 nxënës të shkollave të mesme dhe 25 të tjerë në shkollë fillore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco