Kapet drogë me vlerë 350 mijë euro në Maqedoninë e Veriut

Kapet drogë me vlerë 350 mijë euro në Maqedoninë e Veriut

17:47, 08/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Maqedonisë Veriore gjatë ditës së djeshme në ora 20:00 në fshatin Orovnik të Komunës së Debërcës privoi nga liria M.P (38) nga Shqipëria për drogë.

Nga policia theksojnë se është ndaluar kanali ndërkombëtar për tregti të marihuanës nga Shqipëria në Maqedoni. Siç njoftoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Talevska, gjatë kontrollit të automjetit “Citroen Berlingo” me tabela të Shqipërisë e drejtuar nga M.P, në pjesën e pasme të automjetit janë marrë pesë torba me 100 paketime marihuanë që kanë peshuar rreth 100 kilogram

“Vlera e kësaj droge është 350 mijë euro, ndërsa konfiskimi është rezultat i ndjekjes disa mujore të aktiviteteve të disa shtetasve të Shqipërisë në Maqedoni të cilët kanë qenë të përfshirë në tregti me drogë”, tha Talevska.

M.P është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor në Ohër për procedurë të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco