Sot 14 viktima dhe 454 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Sot 14 viktima dhe 454 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

16:36, 07/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 3.019 teste, ndërsa janë regjistruar 454 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 187, Manastir – 37, Prilep – 32, Kumanovë – 30, Shtip – 29, Kavadar – 25, Veles dhe Tetovë nga 17, Ohër – 12, Koçan dhe Probishtip nga 9, Kriva Pallanka dhe Resnja nga 7, Negotinë – 5, Sveti Nikollë – 4, Bogdanci, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Hisar, Strugë dhe Strumicë nga 3, Berovë dhe Kërçovë nga 2, Vinicë, Gostivar, Dojran, Makedonski Brod dhe Pehçevë nga një.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 236 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 14 persona të vdekur: 6 persona nga Shkupi (52, 53, 66, 77, 80 dhe 87), 2 të vdekur nga Velesi (57 dhe 85), dhe një i vdekur nga Koçani (62g), Manastir (71), Kumanovë (73), Strumicë (73), Kratovë (77), dhe Kavadar (79g).

Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, është raportuar një person i vdekur nga Shkupi (76) me datë vdekje 31.10.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 206.077, numri i të shëruarve është 190.806, numri i të vdekurve është 7.232, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur 8.039.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco