Maqedonia e Veriut/ 606 raste të reja dhe 7 viktima, mes tyre dhe një 16 vjeçar

Maqedonia e Veriut/ 606 raste të reja dhe 7 viktima, mes tyre dhe një 16 vjeçar

21:58, 05/11/2021
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe shtatë të vdekur me COVID-19 si dhe 606 të infektuar, shifrën më të lartë të të infektuarve me koronavirus në dy muajt e fundit.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë i referohen testimit të 3,257 mostrave të bëra në laboratorët shtetërorë e privatë.

Viktimat janë, pesë në Shkup dhe dy në qytetin e Velesit, me çka numri i të vdekurave ka arritur në 7,204 persona, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Numri më i lartë i të vdekurve apo mbi 80% janë të moshës mbi 60 vjeç.

Në mesin e pacientëve që ndërruan jetë është edhe një 16 vjeçare që ka pa pasur sëmundje të tjera kronike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco