Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Përmbytje masive në Bosnje, evakuohen banorët dhe mbyllen shkollat

Përmbytje masive në Bosnje, evakuohen banorët dhe mbyllen shkollat

17:29, 05/11/2021
A+ Aa A-

Reshjet e dendura të shiut këtë të premte kanë shkaktuar përmbytje të shumta në disa pjesë të Bosnje-Hercegovinës.

Mësohet se janë evakuuar një pjesë e madhe e banorëve të zonës, ndërsa disa shkolla janë mbyllur.

Reshjet përmbytën një numër të madh rrugësh lokale dhe fshatrash rreth Sarajevës. Po ashtu, shumë shtëpi dhe rrugë janë përmbytur edhe në jugperëndim të vendit, duke detyruar disa shkolla të ndërpresin mësimin.

Dhjetëra qytetarë deri më tani po evakuohen nga banesat e tyre në periferi të Sarajevës, Otes dhe në qytetin Konjic, rreth 50 klm më në jugperëndim të vendit.

Mediat shkruajnë se ndryshimet klimatike kanë shkaktuar një eksod të dytë në Bosnje-Hercegovinë.

Reshjet e dendura të shiut filluan të enjten në darkë dhe parashikimet e motit thonë se ato do të vazhdojnë të bien po me intensitet të lartë deri të dielën.

Autoritetet lokale i druhen frikës se mos po ndodh një tjetër përmbytje masive e ngjashme me atë të vitit 2014, ku u prek një e treta e popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco