27 emigrantë me skaf nga Turqia në Greqi/ Goditet organizata ndërkombëtare kriminale

27 emigrantë me skaf nga Turqia në Greqi/ Goditet organizata ndërkombëtare kriminale

17:44, 18/10/2021
A+ Aa A-

Në pranga kanë rënë pesë persona si pjesëmarrës të një organizate kriminale për trafikim të emigrantëve të paligjshëm nga Turqia në Rodos të Greqisë.

Pas një operacioni të kryer nga Porti i Rodos në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes së Kufijve Detarë(DAPTHAS) ky grup u shkatërrua. 

Fillimisht Autoriteti Portual i Rodos u informua për një skaf i cili ndodhej në një zonë detare të Rodos, ku menjëherë në vendngjarje ka shkuar një varkë patrullimi për të identifikuar skafin.

Menjëherë është bërë edhe konfiskimi i skafit, në të cilin ndodheshin 27 të huaj.

Pas hetimeve rezultoi se anëtari kryesor i këtij grupi është një 38-vjeçar , banues në Rodos, i cili më pas u arrestua.

38-vjeçari dyshohet se ka koordinuar me trafikantët në Turqi transferimin e paligjshëm të emigrantëve nga Turqia në Rodos dhe gjithashtu është kujdesur për pritjen si edhe transferimin e tyre në hotelet në përcaktuara për të qëndruar në ishull, të cilat funksiononin si “shtëpi e sigurt” për tu fshehur nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco