Maqedonia e Veriut, e treta në botë për nga vdekshmëria nga Covid

Maqedonia e Veriut, e treta në botë për nga vdekshmëria nga Covid

19:28, 24/09/2021
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut radhitet e treta në botë për numrin e lartë të vdekjeve nga Covid-19 për milion banorë.

Sipas statistikave botërore, vendin e dytë e mban Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa vendin e parë, Peru me 199.156 viktima për milion banorë.

Që nga fillimi i pandemisë në RMV nga COVID-19 janë prekur gjithsej 189 159 persona, prej të cilëve, 170 395 janë shëruar, ndërsa 6 557 kanë vdekur.

525 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit nga gjithsej 3 858 teste të bëra. Si të shëruar janë regjistruar 449 pacientë, ndërsa 12 persona e kanë humbur betejën me virusin në këto 24 orë.

Aktualisht numri i rasteve aktive në mbarë vendin është 12 207 të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco