Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Video nga krimi brutal në Selanik: Momentet kur algjeriani godet me thikë bashkatdhetarin e tij

Video nga krimi brutal në Selanik: Momentet kur algjeriani godet me thikë bashkatdhetarin e tij

12:02, 21/09/2021
A+ Aa A-

Video nga vrasja e 24-vjeçarit algjerian nga bashkatdhetari i tij në qendër të Selanikut është tronditëse. 

Një dëshmitar okular regjistroi me celularin e tij momentet kur autori 20-vjeçar sulmon viktimën me thikë.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në rrugën Makedonikis Aminis, para syve të frikësuar të dhjetëra të rinjve që po argëtoheshin në vend. 

Algjeriani 24-vjeçar mori disa thika nga autori.

 Disa sekonda më vonë ai ra në rrugë i mbuluar me gjak. 

Siç shihet në video, në atë moment në vend mbërrijnë punonjës policie, autori i krimit hedh thikën dhe dorëzohet.

Videoja nga media greke Thestival.gr është redaktuar në mënyrë që tiparet e njerëzve që shfaqen në të të mos jenë të dukshme.

Videoja përmban imazhe të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco