VIDEO/ E rëndë në Greqi, digjet i gjallë brenda makinës Pastori i kishës

VIDEO/ E rëndë në Greqi, digjet i gjallë brenda makinës Pastori i kishës

08:22, 26/07/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e sotme në Greqi, ku pastori i kishës së Almiri Korinthia është djegur i gjallë brenda makinës në të cilën po udhëtonte në Athikia.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe kanë qenë kalimtarët që kanë raportuar ngjarjen e tmerrshme ku brenda makinës ndodhej trupi u shkrumbuar.

Autoritetet e identifikuan viktimën dhe dolën në përfundimin se bëhej fjalë për priftin e Almiri Korinthia. 

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë dyshohet se makina ka marrë flakë në mënyrë aksidentale.

Megjithatë, dyshime ngre fakti se si dera e makinës u gjet e hapur dhe Pastori s’ka mundur të dalë dot prej saj.

Nuk përjashtohet mundësia që makina me të cilën po udhëtonte Pastori të mund të jetë djegur nga persona të tjerë.

Sidoqoftë, policia ende është duke hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco