VIDEO/ Pas Parisit, edhe Athina në protestë kundër masave antiCovid

VIDEO/ Pas Parisit, edhe Athina në protestë kundër masave antiCovid

20:50, 24/07/2021
A+ Aa A-

Një protestë u zhvillua përpara parlamentit grek në sheshin “Syntagma”, me njerëz që kanë demonstruar kundërshtimin e tyre ndaj vaksinave të detyrueshme dhe masave të qeverisë greke antiCovid.

Një numër i madh oficerësh të policisë janë vendosur në rresht për të garantuar sigurinë publike, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Rruga jashtë parlamentit grek është mbyllur përkohësisht. Edhe protesta ka qenë demonstrative, me njerëz që nuk respektonin masat ndaj koronavirusit.

Shumica e protestuesve nuk mbanin maska dhe nuk kanë respektuar as distancimin social.

Më herët, edhe në Paris ka pasur protesta të fuqishme kundër masave ndaj koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco