Përhapja e variantit Delta, eksperti grek vë alarmin: Do i prekë të gjithë, e vetmja rrugë që iu shpëton është…

Përhapja e variantit Delta, eksperti grek vë alarmin: Do i prekë të gjithë, e vetmja rrugë që iu shpëton është…

12:36, 23/07/2021
A+ Aa A-

Profesori i Pulmonologjisë në Greqi, Nikos Tzanakis ka dhënë alarmin për përhapjen e mutacionit ‘Delta’, që sipas tij rrezikon infektimin e të gjithë qytetarëve.

Sipas mediave greke, ai theksoi se shqetësimi në rritje është për shkak të faktit se transmetueshmëria e tij është rreth 60% më e lartë se varianti britanik, i cili nga ana tjetër ishte 50% më ngjitëse sesa lloji origjinal i koronavirusit.

“Transmetohet menjëherë“- tha ai, duke theksuar se të vaksinuarit plotësisht do të sëmuren me një shkallë shumë të ulët nga mutacioni Delta, por kryesisht ata që do të sëmuren do ta kalojnë lehtë dhe nuk do të duhet të shtrohen në spital.

Ai gjithashtu tha se një problem i madh janë të rinjtë e pavaksinuar nën 18 vjeç, pasi po flasim për një pjesë të popullsisë që arrin rreth 2 milion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco