Zyrtare/ Maqedonia e Veriut shpall Malin e Sharrit park kombëtar

Zyrtare/ Maqedonia e Veriut shpall Malin e Sharrit park kombëtar

19:39, 30/06/2021
A+ Aa A-

Nga sot, Mali i Sharrit është zyrtarisht park kombëtar.

66 deputetë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut miratuan ligjin që një pjesë e malit të shpallet park kombëtar.

Mali i Sharrit është parku i katërt kombëtar në Maqedoni, pas Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës, dhe i pari pas pavarësisë së vendit. Kjo hap mundësinë për mbrojtje të organizuar të mbi 60 mijë hektarëve, që përfshin 30 fshatra.

Për disa dekada kjo zonë po përballet me shpyllëzimet, gjuetinë e paligjshme dhe zgjerimin e ndërtimeve.

Lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve rrjedhëse, ato që janë ndërtuar tashmë do të vazhdojnë të punojnë dhe shteti njoftoi se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me kompanitë që kanë filluar tashmë procedurë për të marrë leje për të njëjtin qëllim, që heqin dorë nga ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco