Prifti grek sulmon me acid 10 persona: U hakmora

Prifti grek sulmon me acid 10 persona: U hakmora

08:15, 24/06/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një prift  në manastirin Petraki, në Athinë ka sulmuar me acid një polic, dy avokatë dhe shtatë mitropolitë.

Mediat vendase bëjnë me dije se prifti ishte në një seancë gjyqësore dhe sapo ka dëgjuar vendimin e gjykatës së Sinodit ka sulmuar me acid 7 mitropolitë, 2 avokatë dhe një polic.

Të plagosurit ndodhen në spital dhe gjenda e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ndërkohë autori i sulmit është arrestuar dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës.

Ndërkohë në deklaratën e tij në policisë ai ka theksuar se sulmin e ka bërë pasi i kanë hequr rrobën e priftit.

” I sulmova sepse më hoqën rrobën e priftit “, ka thënë ai.

Ndërkohë mediat ndër të tjera raportojnë se prifti 37 vjeçar është nga Veria dhe më parë ka qenë i akuzuar si i përfshirë në çështje të trafikimit të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco