VIDEO/ Shpërthen një fabrikë  municionesh në Serbi

VIDEO/ Shpërthen një fabrikë municionesh në Serbi

10:00, 20/06/2021
A+ Aa A-

 

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë municionesh në Serbi ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ku zjarrfikëset kanë bërë të mundur dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit.

Kryetari i Komunës së Çaçakut konfirmoi se tre persona u plagosën lehtë , por të gjithë të tjerët u evakuuan në kohë.

Nënkryetari i Bashkisë theksoi se nuk ka vend për panik sepse vendimi për evakuimin e popullatës është parandalues .

Ky është shpërthimi i dytë këtë muaj në fabrikën e municioneve Sloboda, e cila prodhon pajisje shtëpiake, municion artilerie dhe lëndë të tjera plasëse.

Ndërkohë në shpërthimin e parë nuk u lëndua asnjë person

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco