Piloti vrau bashkëshorten, flet avokati: Kërkon dënim shembullor, është penduar

Piloti vrau bashkëshorten, flet avokati: Kërkon dënim shembullor, është penduar

12:12, 18/06/2021
A+ Aa A-

Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos është penduar për krimin makabër që kreu majin e kaluar ku vrau bashkëshorten e tij Caroline Crouch dhe më pas mashtroi për 37 ditë derisa pranoi krimin.

Avokati i tij thotë se Anagnostopulos kërkon një dënim shembullor për veten nga drejtësia.

Së shpejti ai do të mbërrijë në Prokurori për të mësuar urdhërin e arrestit pas rrëfimit të djeshëm ku pranonte krimin dhe zbardhi edhe ngjarjen se si ai kishte vrarë gruan.

Krimi ndodhi mbrëmjen e 10 majit teksa në fillim u raportua për grabitje. Ishte vetë 32-vjeçari që lajmëroi se i kishin grabitur banesën dhe më pas u zbulua se bashkëshortja e tij, Caroline Crouch kishte vdekur.

Më pas Policia në hetime ka përfshirë edhe pista si përfshirjen e grabitësve shqiptarë, rumunë apo gjeorgjianë, por që të gjitha u rrëzuan ditën e djeshme kur u zbulua se krimin e kishte kryer vetë bashkëshorti i viktimës që kishte gënjyer në çdo dëshmi të mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco