Maqedonia e Veriut shkurton kufizimin e natës, kurse Ditën e Bajramit e heq fare

Maqedonia e Veriut shkurton kufizimin e natës, kurse Ditën e Bajramit e heq fare

13:40, 11/05/2021
A+ Aa A-

Shkup - Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen  sotme ka pranuar propozimin e Shtabit të krizës që, nga nesër, ora policore të shkurtohet dhe të fillojë nga ora 24:00 deri në ora 4:00.

Gjithashtu, në mbledhje është vendosur që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 23:30 ndërsa me punë mund të fillojnë edhe fitnes qendrat, informon Zhurnal.

Ajo që është e rëndësishme, është se ditën e Bajramit, ditën e enjte nuk do të ketë fare orë policore.

Lehtësimi i masave vjen pas uljes së numrit të rasteve të reja me covid. Këto masa hyjnë në fuqi nga nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco