Qëllohet për vdekje biznesmeni grek, një vit më parë i vranë bashkëshorten në një atentat mafioz

Qëllohet për vdekje biznesmeni grek, një vit më parë i vranë bashkëshorten në një atentat mafioz

11:27, 07/05/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Zakynthos, Greqi.

Biznesmeni 54 vjeçar është qëlluar për vdekje brenda zyrës së llogaritarit të tij në qytetin e Zakynthos.

Froca të shumta policie kanë rrethuar vendngjarjen.

Rruga mbetet e mbyllur dhe trupi është ende atje, në mënyrë që policia të mbledhë të gjitha informacionet e nevojshme.

Qershorin e vitit të kaluar biznesmeni 54-vjeçar i kishte shpëtuar një atentati në Likathia por që mbeti i vrarë bashkëshortja e tij.

Mediat greke shkruajtën atë kohë se bëhej fjalë për një ekzekutim të tipit mafioz që vjen pikërisht në kohën kur Christina Kloutsinioti, kishte kandiduar edhe për kryebashkiake zonën e Zakynthos.

Ajo ishte gjithashtu pronare e një hoteli në Laganas.

Ndërsa biznesmeni që u vra sot ishte një emër i njohur për autoritetet greke, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një grabitje disa vite më parë ku i vodhën një biznesmeni tjetër një shumë prej 550 mijë eurosh.

Por ai nuk u akuzua asnjëherë për këtë çështje.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco