Greqia fillon vaksinimet me Johnson & Johnson

Greqia fillon vaksinimet me Johnson & Johnson

08:32, 05/05/2021
A+ Aa A-

Greqia të mërkurën filloi shpërndarjen e vaksinës Johnson & Johnson për Covid-19.

Vendi tashmë ka marrë 33.6 mijë doza të vaksinës me një dozë të vetme. J&J pritet të dërgojë gjithsej 300 mijë doza në maj dhe 960 mijë të tjera në qershor.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, vendi do të ketë vaksinuar 2.5 milionë njerëz në maj dhe 4 milionë deri në qershor.

Në një përpjekje për të përshpejtuar procesin, vaksinat do të administrohen gjithashtu gjatë fundjavave dhe do të jenë në dispozicion edhe në klinikat private.

Të martën, autoritetet njoftuan 1,387 raste të reja të koronavirusit dhe 81 vdekje.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të Greqisë është tani 349,936, me 10,668 të vdekur.

Një total prej 783 pacientësh mbeten të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv ndërsa 2.146 janë larguar nga ICU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco