Maqedoni e Veriut/ Humbin jetën 47 persona nga Covid gjatë 24 orëve të fundit

Maqedoni e Veriut/ Humbin jetën 47 persona nga Covid gjatë 24 orëve të fundit

18:30, 21/04/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga Covid 47 persona dhe janë konfirmuar të infektuar 627 raste të reja.

Ministria ndër të tjera bën me dije se janë zhvilluar 2865 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid mbi 600 raste të reja.

Prej rasteve të reja, 218 janë në Shkup, Manastir 66, Kumanovë 54, Prilep 31, Ohër 22, Strumicë 21, Tetovë 20, Veles 19, Shtip 18, Kavadar 16, Gostivar dhe Kërçovë 15, Koçani 13, Gjevgjeli 12, Sveti Nikole dhe Berovë 9, Strugë 8, Dibër7, Resnjë dhe Vinicë 6, Vallandovë 5, Negotinë, Radovish, Dellçevë, Probishtip, Demir Hisar dhe Pehçevë 4, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Makedonski Brod 3, Bogdanci dhe Makedonska Kamenica 2.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 765 pacientë të shëruar dhe 47 të tjerë kanë humbur jetën.

Prej pacientëve të vdekur 22 janë nga Shkupi, 3 nga Berova, nga 2 në Kavadar, Manastir, Prilep, Kumanovë, Tetovë, Radovish, Strugë dhe Ohër dhe nga 1 rast në Veles, Negotinë, Shtip, Strumicë, Koçani dhe Kërçovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco