Situatë e rënduar/ 3445 raste të reja dhe 75 viktima nga Covid në Greqi

Situatë e rënduar/ 3445 raste të reja dhe 75 viktima nga Covid në Greqi

17:12, 07/04/2021
A+ Aa A-

Në Greqi janë shënuar 75 viktima dhe 3445 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas shpërndarjes gjeografike, 1670 raste janë shënuar në Atikë, nga të cilat 431 në qendër të Athinës, 398 në Selanik, 261 në Pire.

Gjithashtu, 749 qytetarë grekë po trajtohen në intubim si pasojë e gjendjes së rënduar nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë shënuar 8607 viktima si pasojë e COVID-19, nga të cilat 95.6% kishin një sëmundje tjetër ose ishin të moshës 70 vjeç e lart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco