Maqedoni, kryetari i VMRO-së rezulton i prekur nga COVID-19

Maqedoni, kryetari i VMRO-së rezulton i prekur nga COVID-19

13:59, 27/02/2021
A+ Aa A-

Shkup – Kryetari i VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar sot në Fb se ka rezultuar i innfektuar me koronavirus pas testit që ka kryer.

"Pas simptomave fillestare të lehta, mora rezultatet e testimit që më treguan të infektuar me virusin e Covid-19.

Edhe pse respektova rekomandimet e profesionistëve të Shëndetësisë, prapë kjo dëshmoi se jo gjithmonë është e mjaftueshme. Ruajeni shëndetin tuaj të sigurt. Do ta kaloj këtë dhe në fund do të fitojmë për të ardhmen tonë!" - ka shkruar Mickoski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco