Lajmi i fundit

Dogjën qëllimisht 2 automjete, shoqërohen 4 autorët e dyshuar në Korçë

Kryeministri grek, Mitsotakis: Ne jemi ‘Zotër' të Detit Jon

Kryeministri grek, Mitsotakis: Ne jemi ‘Zotër' të Detit Jon

13:16, 20/01/2021
A+ Aa A-

 

Kryeministri grek Mitsotakis ka mbaj një fjalim në parlamentit grek ku ka kërkuar që të votohet projektligji zgjerimi i territorit në Detin Jon dhe Mesdheun Qendror nga 6 në 12 milje.

Mitsotakis u shpreh se ne sot po dyfishojmë territorin tonë në këtë zonë.

“Ne po dyfishojmë ujërat tona territoriale në Jon ," theksoi kryeministri.

"Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori Grek është zgjeruar me 10%, jo nga shkëputja e territoreve ose në mënyrë të barabartë nga vendet e tjera. Me procedura të bazuara plotësisht në Rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare.”

Fjalimi I tij I fortë u referua edhe me termat ‘Dominim’ që le të kuptojë që sot Greqia është ‘zot I Detit Jon’ por I jep edhe një mesazh të fortë Turqisë.

Sot në agimin e vitit 2021 ne hedhim hapin e dytë të madh thelbësor. Vendi ynë shtrin dominimin e tij në Detin Jon në 12 milje. Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. Katër muaj më vonë detet tona atje dyfishohen. "Një e drejtë plotësisht e përputhshme me të drejtën ndërkombëtare dhe vendin tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë, por në një kohë dhe mënyrë që ne do të zgjedhim."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco