Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës

Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës

10:40, 18/01/2021
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës , mëngjesin e kësaj të hëne.

Kryeministri u vaksinua në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00, (me orën greke) ndërsa në orën 10:00 dozën e dytë do ta marrë Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.

Dozën e parë Mitsotakis  e mori në 27 dhjetor, kur edhe nisi fushata e vaksinimit në Greqi si në shumë vende të tjera të BE.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi ka arritur në 80,000. Në të njëjtën kohë, siç transmetoi ERT, në ditën e parë të vaksinimit të popullatës së përgjithshme, janë caktuar 3,777 të moshuar mbi 85 vjeç për t’u vaksinuar.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco