Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

10:00, 18/01/2021
A+ Aa A-

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës.

Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake. Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.

Përveç Nrekiç, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanoviç, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas Vijesti, ata u arrestuan nën dyshimin e punësimit në parti. Sipas të njëjtit informacion, prokuroria i akuzon ata për pakujdesi në shërbim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco