Aksident tragjik në Greqi/ Kamioni përplas për vdekjen policen dhe vajzën 2-vjeçare

Aksident tragjik në Greqi/ Kamioni përplas për vdekjen policen dhe vajzën 2-vjeçare

18:37, 12/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kretë të Greqisë, ku humbën jetën dy persona. Rreth orës 17:28, një kamion që transportonte vaj u përplas me një makinë, në të cilën ndodheshin nëna me vajzën 2-vjecare.

Ngjarja tragjike ndodhi në një kryqëzim rruge në Heraklion. Një nënë 38-vjeçare, e cila shërbente si oficere policie në Stacionin Policor Pyrgos dhe vajza e saj 2-vjeçare, humbën jetën.

Dy ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe transportuan gruan dhe fëmijën në Qendrën Shëndetësore Miron, ku u shpallën të vdekura. Nuk dihet se cfarë e shkaktoi aksidentin tragjik, por po vijojnë hetimet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco