Maqedoni e Veriut/ Mbi 1 mijë raste dhe 30 viktima nga Covid-19

Maqedoni e Veriut/ Mbi 1 mijë raste dhe 30 viktima nga Covid-19

20:07, 04/12/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janëkonfirmuar  30 viktima dhe 1100 raste të reja me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë bërë 2824 teste.

Viktimat janë të moshës nga 52 deri në 85 vjeçare. Në 24 orët e fundit janë shënuar 585 pacientë të shëruar.

Sa i përket rasteve të reja, më shumë raste respektivisht 439 janë regjistruar në Shkup, në Manastir 73, Gostivar 68, Tetovë 58, Kumanovë 56, Prilep 52, Shtip 42, Ohër 32. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 22 212.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco