Sërish shifra të larta/ 1667 raste të reja dhe 98 viktima nga Covid në Greqi

Sërish shifra të larta/ 1667 raste të reja dhe 98 viktima nga Covid në Greqi

17:11, 04/12/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi vijon të jetë situatë e rënduar epidemiologjike, duke e reflektuar në numrin e të vdekurve dhe të intubuarve.

Autoritetet kanë njoftuar 1667 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i viktimave 98, duke e rritur në total numrin e fataliteteve nga fillimi i pandemisë në 2804.

Gjithashtu 612 qytetarë grekë janë të intubuar në spital. Mediat greke shkruajnë se shifrat nuk justifikojnë mbylljen.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco