Rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut – 1022 të infektuar dhe 41 të vdekur në 24 orë

Rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut – 1022 të infektuar dhe 41 të vdekur në 24 orë

08:12, 29/11/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut ka shënuar dje rekord të ri të viktimave nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1022 të infektuar nga testimi i 3,127 personave në 24 orët e fundit.

Viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja.

 Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar. Numri i personave të konfirmuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco