Momente tmerri/ Tërmeti ska të ndalur, nëna mbulon me trup fëmijën e vogël

Momente tmerri/ Tërmeti ska të ndalur, nëna mbulon me trup fëmijën e vogël

17:27, 30/10/2020
A+ Aa A-

Tërmeti tragjik i pasdites së të premtes, ka trazuar qetësinë e Turqisë dhe Greqisë.

Deri më tani tetë persona kanë mbetur viktima ndërsa 257 të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet.

Ndërkohë në mediat sociale po qarkullojnë video të ndryshme nga momenti i nisjes së lëkundjeve apo rrëzimi i banesave.

Në një video të shpërndarë në Instagram, mund të shihet një grua që mundohet të mbulojë me trupin e saj një fëmijë ndërsa banesa ska të ndalur nga shkundjet e tërmetit.

Pas disa sekodash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco