Rritet frikshëm numri i të vdekurve dhe i rasteve të reja me Covid-19 në Greqi

Rritet frikshëm numri i të vdekurve dhe i rasteve të reja me Covid-19 në Greqi

19:02, 27/10/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht masave të marra, Greqia është duke u përballur me një numër të madh të prekurish nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore njoftuan 1259 raste pozitive të reja gjatë ditës së sotme, duke e rritur në 32 752 numrin total të të prekurve në Greqi që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu janë raportuar edhe 12 të vdekur, ndërsa 102 pacientë janë të intubuar.

Që nga e enjtja, 29 tetor, Serres dhe Janina do të hyjnë në Lockdoën në nivelin e “kuq” të alarmit për shkak të rasteve të koronavirusit, siç u njoftua nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco