Mbytet peshkarexha greke në kufi me Turqinë, raportohen 3 të zhdukur

Mbytet peshkarexha greke në kufi me Turqinë, raportohen 3 të zhdukur

22:16, 28/09/2020
A+ Aa A-

Natën e mbrëmshme, një anije peshkimi është mbytur në ishullin kufitar të Greqisë me Turqinë, Lesvos, ndërsa  raportohet për 3 të zhdukur.

Anija dyshohet se është mbytur prej motit të keq, shiut të dendur, erës së fortë, por edhe breshërit, raportojnë mediat greke.

Sipas informacineve, anija e peshkimit po udhëtonte në ujërat e Mytiline, kryeqendrën e ishullit Lesvos por që ndodhet pak kilometra larg Turqisë, ndersa u mbyt ne zonën e Skala Nea Kydonia.

Nderkohe ka paralajmerime se në orët e mëngjesit të së martës, erera te forta do të prekin Trakinë dhe ishujt e Egjeut verilindor./abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco