Mali i Zi në ‘shtetrrethim’ prej rritjes së rasteve me Covid-19/ Ja çfarë parashikojnë masat e reja

Mali i Zi në ‘shtetrrethim’ prej rritjes së rasteve me Covid-19/ Ja çfarë parashikojnë masat e reja

22:28, 27/09/2020
A+ Aa A-

Për shkak të rritjes së shpejtë të infeksioneve me koronavirus, Mali i Zi do t’i rikthehet sërish “shtetrrethimit”.

Që nga mesnata, masa më të rrepta epidemiologjike do të zbatohen në vend për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve të reja me COVID-19, raportojnë mediat malazeze.

Sipas informacioneve, masat përfshijnë futjen e “shtetrrethimit” në disa qytete dhe kufizimet në funksionimin e objekteve të hotelerisë.

Masa të rrepta parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.

Gjithashtu, nga nesër në të gjithë Malin e Zi, maska mbrojtëse është e detyrueshme për të gjithë qytetarë mbi moshën pesë vjeç.

Autoritetet shëndetësore njoftuan 116 infeksione të reja sot, ndërsa numri mesatar i infeksioneve të reja ishte rreth 250 në ditë në gjashtë ditët e mëparshme, për shkak të tubimeve politike, para dhe pas zgjedhjeve parlamentare.

Aktualisht ka 3.699 raste aktive të infeksionit në Malin e Zi, ndërsa vetëm në shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkaur në 158.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco