Erdogan-Merkel: ‘Europa duhet të jetë e drejtë për çështjet e Mesdheut’

Erdogan-Merkel: ‘Europa duhet të jetë e drejtë për çështjet e Mesdheut’

10:55, 17/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kancelarja gjermane Angela Merkel mbajtën një video-konferencë dhe diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me Mesdheun Lindor.

 Sipas deklaratës nga Drejtoria Turke e Komunikimit, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu çështje dypalëshe dhe rajonale.

Gjatë takimit, Erdogan i tha Merkelit se shtetet evropiane duhet të jenë të drejta dhe konsekuente për çështjen e Mesdheut Lindor.

Presidenti Erdogan gjithashtu tha se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen përmes bisedimeve për sa kohë që ekziston një qasje e drejtë ndaj Mesdheut Lindor.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të ndjekë politikë aktive për të drejtat e saj.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavusoglu; Ministri i Mbrojtjes Hulus Akar; kreu i Shërbimit Informativ Turk, Hakan Fidan; Drejtori i Komunikimit, Fahrettin Altun; zëdhënësi presidencial Ibrahim  Kalin dhe shefi i kabinetit Hasan Dogan.

Turqia, vend me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije të shpimit për të kërkuar energji në kuadrin e saj kontinental, duke pohuar të drejtat e Ankarasë dhe të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) në rajon.

Në mënyrë që të zvogëlojë tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve.

BE gjithashtu bëri thirrje për negociata midis palëve. Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë konfliktin, si dhe marrëdhëniet e bllokut me Turqinë gjatë samitit të tyre të jashtëzakonshëm në Bruksel në 24-25 shtator.

Në mënyrë që të përgatitet për takimin e udhëheqësve, Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë mbi këtë temë këtë javë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco