'Tensione, kërcënime e paralajmërime'/ Turqia i përgjigjet prerë BE-së: Të vendosur të mbrojmë…

'Tensione, kërcënime e paralajmërime'/ Turqia i përgjigjet prerë BE-së: Të vendosur të mbrojmë…

16:41, 15/08/2020
A+ Aa A-

Pas tensineve në Mesdheun Lindor, Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se vendi është pro dialogut dhe bisedimeve dhe se thirrja e Bashkimit Evropian (BE) duhet të jetë jo ndaj Turqisë, por ndaj atyre që hedhin hapa të njëanshëm dhe nxitës të konflikteve.

Në një postim nga llogaria në Twitter e ministrisë vihet theksi se Turqia është pro bisedimeve dhe dialogut, raporton Anadolu Agency (AA).

“(Turqia), është e vendosur të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj legjitime. Thirrja e BE-së duhet të jetë jo ndaj Turqisë por ndaj atyre që hedhin hap të njëanshëm dhe nxitës në Mesdheun Lindor dhe kundrejt atyre që nuk respektojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe turqve qipriotë”, thuhet në postimin e bërë nga ministria turke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco